Shkupi me ndotje mesatare të ajrit, Sarajeva qyteti më i ndotur në botë
- Shkupi sot në mëngjes është renditur i 26-ti në listën e qyteteve më të ndotura në botë. Sipas platformës së matjes së cilësisë së ajrit "Aj-ju-er" (IQAir), me një indeks prej 137 për sa i përket pranisë së grimcave të dëmshme, kryeqyteti ndodhet në zonën portokalli, duke e kategorizuar ajrin si të dëmshëm për personat me shëndet të ndjeshëm dhe sëmundje kronike.
![Shkupi me ndotje mesatare të ajrit, Sarajeva qyteti më i ndotur në botë](https://mia.mk/images/20250120112108_big_730x400_51.webp )
Shkup, 20 janar (MIA) - Shkupi sot në mëngjes është renditur i 26-ti në listën e qyteteve më të ndotura në botë. Sipas platformës së matjes së cilësisë së ajrit "Aj-ju-er" (IQAir), me një indeks prej 137 për sa i përket pranisë së grimcave të dëmshme, kryeqyteti ndodhet në zonën portokalli, duke e kategorizuar ajrin si të dëmshëm për personat me shëndet të ndjeshëm dhe sëmundje kronike.
Në vend të parë është Sarajeva me ajër shumë të pashëndetshëm dhe me indeks prej 296 për sa i përket pranisë së grimcave të dëmshme.
Ndër 10 të parat në Evropë, në vendin e dytë është Krakovi në Poloni, me një indeks prej 198 njësive, ndërsa në vendin e tretë Hanoi (196) në Vietnam.
Sipas të dhënave në tabelën e "IQAir", në orën 10 të mëngjesit të sotëm, në rajon, Prishtina është në vendin e 19-të, Sofja në vendin e 22-të, Bukureshti në vendin e 23-të, Lubjana në vendin e 37-të, Zagrebi në vendin e 46-të, Beogradi në vendin e 51-të dhe Athina në vendin e 87-të. .
Faqja e specializuar e matjes së cilësisë së ajrit "IQAir" shfaq vlerat e ndotjes së ajrit në kohë reale. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s/ printskin