• петок, 05 декември 2025

Shkaku i tragjedisë në "Puls" nuk është për shkak të mangësive ndërtimore të objektit, pretendon mbrojtja e inspektorëve komunalë të ndërtimit

Shkaku i tragjedisë në

Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Mbrojtja e inspektorëve të ndërtimit të akuzuar në rastin "Puls" në fjalimet hyrëse nga gjykimi i sotëm theksoi se "shkaku i tragjedisë nuk është për shkak të mangësive ndërtimore në strukturën e objektit" dhe se inspektorët "nuk mund të vepronin pasi nuk kishte asnjë kallëzim apo urdhër për mbikëqyrje inspektimi". Të gjithë shprehën keqardhje dhe ngushëllime për familjet e viktimave.

Sipas mbrojtësit të të akuzuarit të shatë, Ognjen Georgiev (inspektor komunal ndërtimi), avokati Zoran Zafirovski, ka ndodhur vjetërsimi i veprës që i vihet në barrë të akuzuarit Georgiev, duke theksuar gjithashtu se do të dëshmojnëë se shkaku i tragjedisë nuk është për shkak të mangësive ndërtimore në strukturën e objektit, diçka që inspektori i ndërtimit mund ta kontrollojë zyrtarisht. Ndërsa të gjitha aktivitetet ndërtimore në objekt, siç shtoi ai, kanë qenë vetëm rregullime ose rinovime që pronari i ka bërë vetë pa i njoftuar dhe nuk mund të kryhej mbikëqyrje inspektimi.

I akuzuari Ognjen Georgiev kërkoi nga prokuroria që t’i kthehet telefoni celular, pasi, siç theksoi ai, nuk ka tjetër telefon dhe në të nuk ka asnjë material provues të konstatuar.

"Nuk kam pasur asnjë kontakt me asnjë nga të akuzuarit. Telefoni im është i pastër dhe dua që të më kthehet", deklaroi Georgiev.

Mbrojtësi i Lupço Stamenkovit (inspektor komunal ndërtimi), avokati Jovan Tançev, theksoi se mbrojtja do të dëshmojë se ai nuk e dinte dhe nuk mund të dinte që në objektin konkret kishte kabare, gjegjësisht duke pasur parasysh që në vitet e fundit ka jetuar dhe punuar në Shkup.

"Do të dëshmojmë se gjatë periudhës kur ishte i punësuar në Komunën e Koçanit asnjë person fizik apo juridik nuk ka paraqitur ndonjë kallëzim për të cilin mund të vepronin", tha ai.

Mbrojtësi i të akuzuarit të nëntë, Nikollço Kocev (inspektor komunal ndërtimi), avokati Zoran Zafirovski, theksoi se inspektori i ndërtimit është i pavarur, por vetëm brenda kompetencave të tij, dhe njoftoi ekspertizë dhe marrje në pyetje të dëshmitarëve, me të cilët do të provohet se Nikollço Kocev nuk ka marrë kurrë ndonjë kallëzim, njoftim apo urdhër për kontroll inspektimi të diskotekës.

Sipas tij, shkaku i tragjedisë nuk është rrëzimi i strukturës ndërtimore.

I akuzuari Nikollço Kocev, para familjeve të viktimave, shprehu ngushëllime të thella për të gjithë ata që, siç tha, humbën më të dashurit e tyre në jetë, dhe u dëshiroi të plagosurve shërim të shpejtë.

"Atë mbrëmje unë isha në spital dhe deri vonë natën ndihmoja. Ky nuk është një moment që mund ta harroj dhe e mbaj me vete. Ndërsa, sot jam i akuzuar për diçka që nuk e kam bërë dhe që kurrë nuk ka qenë në kompetencat e mia", deklaroi Kocev.

Ai theksoi se nuk kishte kompetenca, urdhër, kallëzim dhe nuk kishte mundësi ligjore dhe, siç tha, "nuk kam bërë asgjë jashtë ligjit".

"Besoj se gjykata do ta shohë diferencën midis fajtorit dhe viktimës së një dobësie sistemike", deklaroi ai.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit Ognjan Georgiev, Nikollço Gocev dhe Ljupço Stamenkov, si inspektorë të autorizuar ndërtimi në Komunën e Koçanit gjatë periudhës 2005–2024, kanë vepruar me vetëdije duke mos përmbushur detyrat e tyre zyrtare për mbikëqyrje inspektorale. Edhe pse e dinin se objekti në rrugën "Krizhevska" nr. 2 (ish "Rruga e Shtipit" nr. 5) ishte ndryshuar nga industria e lehtë në aktivitet hotelerie (kabare "PULS") pa leje dhe në kundërshtim me planin urbanistik të detajuar, ata nuk kryen mbikëqyrje inspektuese dhe nuk nisën procedurë zyrtare, nuk kontrolluan nëse kishte leje për rindërtim me ndryshim qëllimi, nuk përcaktuan nëse ishin kryer ndryshime në elementët konstruktive, rezistencën mekanike, stabilitetin, mbrojtjen sizmike dhe masat kundër zjarrit dhe nuk morën vendim për heqjen e parregullsive.

Me mosveprimin e tyre, siç theksohet në aktakuzë, ata kanë lejuar që objekti të vazhdojë të funksionojë si kabare pa përmbushur standardet e sigurisë, edhe pse ishin të vetëdijshëm se mund të ndodhte një pasojë e dëmshme dhe u pajtuan me këtë.

Në zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, që ndodhi më 16 mars jetën e humbën 63 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, ndërsa mbi 200 u lënduan.

Gjykimin e udhëheqë gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, dhepo zhvillohet nën masa të përforcuara sigurie, me praninë e të akuzuarve, të afërmve të viktimave, prokurorisë, mbrojtjes dhe shumë gazetarëve.

Prkuroria, e përfaqësuaar nga ekipi prej 15 prokurorëlve publik paralajmëroi se dëshmitë do të tregojnë se klubi "Puls" ka qenë kurth vdekjeprurës që prej fillimit, rezultat i moskujdesit sitematik dhe lëshimeve institucionale.

Në bankën e atë akuzuarve janë 37 persona - pronarë, drejtorë, inspektorë, ish-kryetarë komune, sigurues dhe nëpunës shtetërorë. qa/

 

Остани поврзан