• недела, 11 јануари 2026

Shi dhe borë në vendet më të larta, temperatura gjatë ditës nga -2 deri në 10 gradë

Shi dhe borë në vendet më të larta, temperatura gjatë ditës nga -2 deri në 10 gradë

Shkup, 8 janar 2026 (MIA) - Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë dhe erës së fortë veriore, reshjet e sotme do të shndërrohen në reshje bore në vendet më të larta dhe disa më të ulëta. Në malet në pjesët perëndimore do të formohet mbulesë e re bore, ndërsa në vendet më të ulëta pritet mbulesë më e vogël bore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 0 deri në 10 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, veçanërisht drejt fundit të ditës dhe gjatë natës. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bie në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 5 gradë.

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, moti në ditët në vijim do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të herëpashershme shiu, dhe në male me borë. Të premten do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa në ditët e fundjavës, veçanërisht të shtunën, do të ketë përsëri reshje lokale shiu dhe bore, të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme. Temperatura do të jetë në rënie. sa/

FOTO: Arkivi

Тагови

Остани поврзан