• петок, 05 декември 2025

Shefi i Pentagonit vizitoi kufirin mes Koresë së Veriut dhe të Jugut

Shefi i Pentagonit vizitoi kufirin mes Koresë së Veriut dhe të Jugut

Uashington, 3 nëntor 2025 (MIA) - Shefi i Pentagonit, Pit Hegset, sot vizitoi kufirin midis Koresë së Veriut dhe të Jugut që është vizita e parë e sekretarit amerikan të mbrojtjes pas tetë vite. 

Ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, An Gju-bak, shoqëroi homologun e tij amerikan në Panmunxhom e vetmja pikë ku përballen forcat e Koresë së Veriut dhe të Jugut, pasi vizitoi kodër të njohur si pikë vëzhgimi Oulet. 

Të dy përfaqësuesit "konfirmuan forcën e qëndrimit të tyre të përbashkët mbrojtës dhe bashkëpunimin e ngushtë midis Koresë së Jugut dhe SHBA-së", kumtoi Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut. 

Vizita e Hegsetit vjen pas udhëtimit të presidentit amerikan Donald Tramp në Azi javën e kaluar. 

Ministri i Mbrojtjes së SHBA-së, Xhejms Matis, ishte ministri i fundit amerikan që udhëtoi në zonën e demilitarizuar që ndan dy vendet në tetor të vitit 2017. rq/

Foto: arkivi i EPA-s

 

Остани поврзан