• петок, 05 декември 2025

Shefi i paradokoshëm i MI6 pohon: Putini nuk është i gatshëm për marrëveshje me Ukrainën

Shefi i paradokoshëm i MI6 pohon: Putini nuk është i gatshëm për marrëveshje me Ukrainën

Londër, 14 nëntor 2025 (MIA) - Ish shefi i Shërbimit britanik të intelegjencës MI6, Riçard Mur deklaroi se vlerësimet e Shërbimit  tregojnë se presidenti rus Vlladimir Putin nuk ka për qëllim të arrijë marrëveshje paqesore me Ukrainën, njoftoi Blumberg.

Ai vlerësoi se nevojitet të rritet presioni ndaj presidentit rus dhe se Perëndimi duhet ta rrisë përkrahjen për Ukrainën për ta detyruar atë në negociata.

Mur në emisionin "Shou i Mishal Huseinit" në Blumberg, deklaroi se Putini nuk është i gatshëm për marrëveshje nën kushtet e tanishme, duke iu referuar informatave zbuluese, deri tek të cilat ka pasur qasje para disa javëve.

Vlerësimi tij i konfirmon raportet e paradokohshme se agjencitë amerikane të intelegjencës po ashtu besojnë se Rusia vazhdon me pushtimin e plotë.

Ish drejtori i MI6, i cili u largua nga funskioni në shtator, tha se veprimet e Putinit nuk janë çështje e territorit, por të dominimit dhe tentimit që Ukraina të shndërrohet në shtet të ngjashëm me Bjellorusinë.

Sipas tij, Perëndimi do të mund ta rrisë presionin me atë që do t'i lejojë Ukrainës të shfrytëzojë armë me rreze veprimi të gjatë, përforcimin e mbrojtjes ajrore dhe përkrahje financiare për industrinë e mbrojtjes. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан