SHBA-ja vendosi sanksione të reja kundër Rusisë, për herë të parë pas inuagurimit të Trampit
- SHBA-ja vendosi sanksione të reja kundër Rusisë, për herë të parë pasi që Donald Tramp hyri një Shtëpinë e Bardhë në janar të këtij viti.

Uashington, 2 prill 2025 (MIA) - SHBA-ja vendosi sanksione të reja kundër Rusisë, për herë të parë pasi që Donald Tramp hyri një Shtëpinë e Bardhë në janar të këtij viti.
Në "listën e zezë" të Minsitrisë amerikane të Financave, janë shtuar tre subjekte juridike të regjistruara në Rusi.
Kompanitë janë pjesë e rrjetit i cili, me mbështetje të Iranit, ka dërguar lëndë të para, armë dhe mallra të ndjeshme nga Rusia drejt huthëve jemenas, ceket në kumtesën e sotme të Ministrisë së Financave të SHBA-së. Sipas vlerësimeve, vëllimi i dërgesave të tilla ishte dhjetëra milionë dollarë, dhe, mes tjerash, përfshinte edhe grurë të vjerdhur nga terrutoret e okupuara në Ukrainë.
Pas këtyre masave lidhur me mbështetje të terrorizmit, SHBA-ja po shqyrton edhe sanksione më agresive edhe prë naftën ruse dhe flotën e saj në hije, transmetuan mbrëmë disa mediume amerikane duke iu referuar zyrtarëve nga Shtëpia e Bardhë. ab/