SHBA-ja vendosi sanksione ndaj Maduros, gruas së tij dhe bashkëpunëtorëve
- Ministria e Financave e SHBA-së kumtoi se po vendos sanksione kundër shtatë individëve të lidhur me presidentin e Venezuelës, Nikolas Maduro, dhe gruan e tij.
Uashington, 20 dhjetor 2025 (MIA) – Ministria e Financave e SHBA-së kumtoi se po vendos sanksione kundër shtatë individëve të lidhur me presidentin e Venezuelës, Nikolas Maduro, dhe gruan e tij.
"Ne nuk do të lejojmë që Venezuela të vazhdojë ta përmbytë vendin tonë me droga vdekjeprurëse. Maduro dhe bashkëpunëtorët e tij kriminelë kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e hemisferës sonë. Administrata e Presidentit (Donald) Tramp do të vazhdojë të luftojë kundër rrjeteve që mbështesin diktaturën e tij të paligjshme", deklaroi ministri amerikan i Financave, Skot Besant.
Ministria e Informacioneve e Venezuelës nuk komentoi deklaratat e Besantit.
Qeveria e Venezuelës dhe Maduro mohojnë kategorikisht çdo përfshirje kriminale dhe akuzojnë SHBA-në se po përpiqen të përmbysin regjimin në pushtet dhe të marrin nën kontroll fushat e naftës të Venezuelës. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s