SHBA-ja planifikon të ndërtojnë bazë të madhe ushtarake në kufirin mes izraelit dhe Rripit të Gazës
- Gazeta izraelite "Shomrim" raportoi se SHBA-ja e shqyrton mundësinë e ndërtimit të një baze të madhe ushtarake përgjatë kufirit midis Izraelit dhe Rripit të Gazës, e cila do të luante një rol kyç në përpjekjet e ardhshme ndërkombëtare për të stabilizuar rajonin.
Jerusalem, 11 nëntor 2025 (MIA) - Gazeta izraelite "Shomrim" raportoi se SHBA-ja e shqyrton mundësinë e ndërtimit të një baze të madhe ushtarake përgjatë kufirit midis Izraelit dhe Rripit të Gazës, e cila do të luante një rol kyç në përpjekjet e ardhshme ndërkombëtare për të stabilizuar rajonin.
Baza mund të përmirësojë aftësinë e SHBA-së për të kontrolluar drejtpërdrejt ngjarjet në terren në Rripin e Gazës.
Sipas gazetës, megjithëse të gjitha detajet e këtij plani nuk dihen ende, është e mundur që kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tashmë të ketë rënë dakord me idenë, por ndoshta nuk i ka informuar të gjitha autoritetet përkatëse izraelite, përfshirë Forcat mbrojtëse të Izraelit.
Në fillim të muajit, në Kirjat Gat, funksionon Qenda koordinuese civilo-ushtarake e SHBA-së, ku mund të akomodohen disa qindra ushtarë dhe zyrtarë amerikanë dhe aleatë. Qëllimi i saj kryesor është koordinimi midis organizatave ndërkombëtare, humanitare dhe ushtarake, ndërsa jo veprimi i drejtpërdrejtë në terren. mb/