SHBA e prezantoi planin e Trampit për Rripin e Gazës para Këshillimit të Sigurimit ë KB-së
- SHBA u kanë paraqitur vendeve partnere në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara një projekt-rezolutë, duke mbështetur planin e paqes të presidentit të SHBA-së Donald Tramp për Rripin e Gazës, duke përfshirë edhe vendosjen e forcave ndërkombëtare të përbërë kryesisht nga vende arabe dhe myslimane për të monitoruar sigurinë.
Uashington, 6 nëntor 2025 (MIA) - SHBA u kanë paraqitur vendeve partnere në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara një projekt-rezolutë, duke mbështetur planin e paqes të presidentit të SHBA-së Donald Tramp për Rripin e Gazës, duke përfshirë edhe vendosjen e forcave ndërkombëtare të përbërë kryesisht nga vende arabe dhe myslimane për të monitoruar sigurinë.
Ambasadori i SHBA-së në KB, Majk Valc, ua paraqiti planin 10 anëtarëve të zgjedhur të Këshillit të Sigurimit dhe disa partnerëve rajonalë - Egjiptit, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite dhe Turqisë.
Sipas burimeve diplomatike, disa vende, përfshirë Indonezinë, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në Forcat Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), duke kërkuar që vendosja të bazohet në një mandat nga Këshilli i Sigurimit.
Forcat ndërkombëtare të planifikuara janë pjesë e marrëveshjes që çoi në një armëpushim më 10 tetor midis Izraelit dhe lëvizjes palestineze Hamas, pas një konflikti dyvjeçar.
Sipas marrëveshjes, ata do të mbikëqyrin sigurinë gjatë tërheqjes së armatës izraelite, ndërsa fazat e ardhshme të planit të Trampit përfshijnë tërheqjen e mëtejshme të Izraelit, çarmatimin e Hamasit dhe rindërtimin e enklavës.
Izraeli dhe Hamasi ranë dakord një muaj më parë për fazën e parë të planit të paqes të Trampit për Rripin e Gazës, armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve.
Rezoluta kërkon të paktën nëntë vota për t’u miratuar, pa veto nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB-së - Rusia, Kina, SHBA, Mbretëria e Bashkuar ose Franca.
Ende nuk është caktuar data për votimin e planit amerikan për Rripin e Gazës. sa/
foto: MIA arkivi