Senati votoi për publikimin e dosjeve të Epshtajn
- Senati amerikan njëzëri e miratoi ligjin, të cilin paraprakisht e mbështeti Kongresi, me të cilin obligohet Ministria e Drejtësisë t'i publikojë të gjitha dosjet hetuese për grabitqarin e ndjerë seksual Xhefri Epshtajn.
Uashington, 19 nëntor 2025 (MIA) - Senati amerikan njëzëri e miratoi ligjin, të cilin paraprakisht e mbështeti Kongresi, me të cilin obligohet Ministria e Drejtësisë t'i publikojë të gjitha dosjet hetuese për grabitqarin e ndjerë seksual Xhefri Epshtajn.
Që urdhri të hyjë në fuqi duhet të nënshkruhet nga presidenti amerikan Donald Tramp, i cili paraprakisht njoftoi se do ta bëjë atë.
Paraprakisht, në Kongres me 427 vota "pro" dhe një "kundër" nga republikani Klej Higins nga Luizijana u votua për shpalljen e dosjeve të Epshtajn.
Demokratët në Dhomën Përfaqësuese javën e kaluar publikuan mbi 20.000 dokumente nga arkivi i Epshtajn, i cili në vitin 2019 në paraburgim bëri vetërasje, pasi u arrestua për krime seksuale. Ndërsa ish e dashura e tij Gilejn Maksvel po vuan dënimin me burg prej 20-të vitesh për trafikim seksual me fëmijë.
Nëse ligji nënshkruhet nga Trampi atëherë në afat prej 30-të ditësh prokurorët federal duhet t'i publikojnë të gjitha dokumentet e paklasifikuara dhe procesverbalet, si dhe komunikimet dhe materialet hetuese që i kanë Ministria e Drejtësisë, FBI dhe zyra e prokurorit shtetëror.
Gjithashtu duhet të publikohen emrat e individëve dhe subjekteve të përmendur në cilindo rast të lidhur me Epshtajn, si dhe komunikimet e brendshme të Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me rastin.
Por, ende nuk dihet se sa dhe cilat dokumente i posedon Ministria e Drejtësisë, sepse Epshtajn dhe Maksvel ishin lëndë e disa hetimeve federale. sa/
foto: EPA