Sanksionet ekonomike të BE-së drejt Rusisë vazhdohen edhe për gjashtë muaj
- Këshilli i BE-së sot vendosi të vazhdojë masat restriktive të vendosura për shkak të "veprimeve të vazhdueshme të Federatës ruse me të cilat destabilizojnë situatën në Ukrainë" për gjashtë muaj të tjera, deri më 31 korrik të vitit 2026.
Bruksel, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Këshilli i BE-së sot vendosi të vazhdojë masat restriktive të vendosura për shkak të "veprimeve të vazhdueshme të Federatës ruse me të cilat destabilizojnë situatën në Ukrainë" për gjashtë muaj të tjera, deri më 31 korrik të vitit 2026.
Kjo pako masash ekonomike për herë të parë u vendos në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, pas çka u zgjerua ndjeshëm që nga shkurti i vitit 2022 si përgjigje e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Pakoja e sanksioneve përfshinë një gamë të gjerë masash sektoriale, duke përfshirë kufizimet në tregti, financa, energji, teknologji, industri, transport, si dhe mallra luksoze dhe me përdorim të dyfishtë.
Sanksionet, gjithashtu, përfshijnë dhe ndalimin e importit ose transferimit të naftës dhe derivateve të caktuara të naftës nga Rusia, përjashtimin e disa bankave ruse nga sistemi SVIFT dhe pezullimin e aktiviteteve radiodifuzive dhe të licencave operative të disa mediave të mbështetura nga Kremlini.
Përveç kësaj, me pakon parashikohen dhe kufizime në marrëdhëniet ekonomike me "Krimenë e aneksuar në mënyrë të paligjshme dhe qytetin e Sevastopolit", si dhe me zonat në Ukrainë "që nuk kontrollohen nga qeveria në Kiev në rajonet Donjeck, Herson, Lugansk dhe Zaporizhje", ndërsa janë vendosur edhe masa kufizuese individuale, të cilat përfshijnë mjetet e ngrira dhe udhëtimet e kufizuara, për një numër më të madh individësh dhe subjektesh.
Në mënyrë shtesë, pakoja përfshin dhe masa specifike që synojnë parandalimin e përpjekjeve për të anashkaluar sanksionet.
Nga shkurti i vitit 2022, deri më tani pakoja e sanksioneve u zgjerua 17 herë.
"Nëse aktivitetet e paligjshme të Federatës ruse vazhdojnë të shkelin rregullat themelore të së drejtës ndërkombëtare, ndërsa në veçanti ndalimin e përdorimit të forcës, është plotësisht e përshtatshme që të gjitha masat e vendosura nga BE-ja të mbeten në fuqi dhe nëse është e nevojshme, të merren dhe masa shtesë", shtohet në kumtesën e Këshillit të BE-së. rq/
Foto: arkivi i MIA-s