• недела, 11 јануари 2026

Sali në urimin për Krishtlindjen: Le të jetë kjo ditë e sshenjtë shkas për mendim shpirtëror që do ta përforcojë harmoninë shoqërore dhe bashkëjetesën

Sali në urimin për Krishtlindjen: Le të jetë kjo ditë e sshenjtë shkas për mendim shpirtëror që do ta përforcojë harmoninë shoqërore dhe bashkëjetesën

Shkup, 7 janar 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Çëhstjeve Evropiane, Bekim Sali dërgoi urim me rastin e festës së madhe - Krishtlindjes, me dëshsira për paqe, shëndet dhe mirëqenie.

Në urim, ai porositë që kjo ditë të jetë shkas për mendim shpirtëror dhe inspirim, që do ta përforcojë harmoninë shoqërore, bashkëjetesën dhe respektin e ndërsjelltë mess qytetarëve.

"Krishtlindja le të sjellë shpresë, solidaritet dhe mirëqenie në familjet e Juaja, si dhe sstabilitet dhe përparim në jetën institucionale dhe shoqërore, duke kontribuuar për ndërtm të një shoqërie më të drejtë, më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë", tha Sali në urimin e publikuar në profilin e tij në Fejsbuk. ab/

Foto: МIА Arkivi

Остани поврзан