• петок, 05 декември 2025

Së paku 153 persona e humbën jetën në vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Sri Lankë

Së paku 153 persona e humbën jetën në vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Sri Lankë

Kolombo, 29 nëntor 2025 (MIA) - Së paku 153 persona e humbën jetën në vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Sri lankë të shkaktuara nga cikloni Ditva, ndërsa 191 persona konsiderohen të zhdukur, përderisa mbi gjysmë milioni njerëz në vend janë në rrezik, kumtuan sot autoritetet lokale.

Duke iu referuar kumtesës nga Qendra për menaxhim me katastrofa, RRojters kumtoi se rreth 78.000 persona janë zhvendosur në pothuajse 800 qendra pranimi, kryesisht të vendosura në shkolla.

Mijëra policë, marincë dhe ushtarë po u dërgojnë ushqim të pësuarve, i pastrojnë rrugët dhe i zhvendosin familjet e prekura në lokacione të sigurta.

Përgjatë brigjeve të lumit Kelani, 554 banorë në qytezën Malvana, që ndodhet rreth 20 kilometra larg Kolombos, u goditën nga vërshimi më i keq në dhjetë vitet e fundit, ndërsa shumica prej tyre mbetën pa kulm mbi kokë, pa energji elektrike dhe ujë, kumtuan autoritetet lokale.

Shërbimi meteorologjik i Sri Lankës kumtoi se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, duke i rritur druajtjet për vërshime më tëmëdha në pjesët tashmë të rrezikuara të këtij vendi ishullor. ab/

fotо: ЕPА

Остани поврзан