Rute për vizitë në Poloni, ndërsa Shekerinska në Armeni
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot do ta vizitojë Poloninë, përderisa zëvendësja e tij, Radmilla Shekerinska do të qëndrojë për vizitë në Armeni, kumtoi Shërbimi për shtyp i Aleancës.
Bruksel, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot do ta vizitojë Poloninë, përderisa zëvendësja e tij, Radmilla Shekerinska do të qëndrojë për vizitë në Armeni, kumtoi Shërbimi për shtyp i Aleancës.
Sipas paralajmërimit, është paraparë Rute në Varshavë të takohet me presidentin polak, Karol Navrocki, si dhe me zëvendëskryeministrin dhe mininstrin e Mbrojtjes të Polonisë, Vlladisllav Kosinjak-Kamish.
Rute do t'i vizitojë edhe ushtarët nga Grupi luftarak i forcave tokësore të NATO-stë stacionuara në bazn ushtarake trajnuese në Bemovo Piskie, ku do të ketë takime edhe me sekretarin britanik të Mbrojtjes, Xhon Hili.
Zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Shekerinska, në Erevan do të ketë takime me kryeminsitrin armenas, Nikol Pashijan, me kryetarin e Parlamentit të Armenisë, Alen Simonjan dhe me ministrat e Punëve të jashtme dhe të Mbrojtjes, Ararat Mirzojan dhe Suren Papikjan.
Është paraparë Shekerinska të takohet edhe me përfaqësues të shoqërisë civile armenase, si dhe me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s në Armeni. ab/
Foto: МIА Arkivi