Rute bisedoi me Kelogun për paqe të qëndrueshme në Ukrainë
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, ka njoftuar se ka biseduar në Bruksel me përfaqësuesin special amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kellog, për çështjen e paqes së qëndrueshme në Ukrainë.

Bruksel, 17 shkurt 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, ka njoftuar se ka biseduar në Bruksel me përfaqësuesin special amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kellog, për çështjen e paqes së qëndrueshme në Ukrainë.
"Kam kënaqësinë t'i them mirëseardhje Kit Kellogut në Bruksel. Ai sot u konsultua me anëtaret e Aleancës për të punuar së bashku për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë", ka shkruar Rute në platformën Iks.
Ai shtoi se duhet bërë shumë më tepër dhe se bashkëpunimi i ngushtë do të vazhdojë "për të arritur përfundimin e luftës dhe sigurinë e qëndrueshme për të gjithë ne".
Foto: Arkivi i MIA-s