• четврток, 25 декември 2025

Rusia shpreson se Trampi nuk do të bëjë "gabim fatal" me Venezuelën

Rusia shpreson se Trampi nuk do të bëjë

Moskë, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme ruse sot shfyqi shpresë se administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp, nuk do të bëjë "gabim fatal" me Venezuelën.

"Shpresojmë që administrata e Donald Trampit, e cila karakterizohet me qasje racionale dhe pragmatike, nuk do të bëjë gabim fatal", kumtoi ministria, duke shprehur shqetësimin e Moskës në lidhje me vendimet e SHBA-së për të cilën Rusia thotë se kërcënojnë transportin detar ndërkombëtar.

Ministria theksoi se Venezuela është një vend mik për Rusinë dhe shfaqi shpresë se SHBA-ja nuk do të përfshiheshin në një situatë që do të kishte "pasoja të paparashikuara për të gjithë hemisferën perëndimore". 

Të martën, Trampi urdhëroi një "bllokadë" të të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara që udhëtojnë deri në dhe prej Venezuelës, ndërsa Uashingtoni kërkon të rrisë presionin ndaj qeverisë së Nikolas Maduro.

Anije të ngarkuara me një milion fuçi naftë qëndrojnë në ujërat e Venezuelës për të shmangur rrezikun e sekuestrimit nga SHBA-ja.

"Rusia mbështet kursin e "qeverisë Maduro, që synon mbrojtjen e interesave kombëtare dhe sovranitetit të atdheut", theksohet në kumtesë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан