Rusia konfirmoi se ka pushtuar qytetin Kupjansk
- Ushtria ruse sonte publikoi se kishte pushtuar qytetin e Kupjanskit, një vendstrehim ukrainas në verilindje, një nga qytetet ku forcat ruse kanë përparuar në javët e fundit.
Moskë, 20 nëntor 2025 (MIA) - Ushtria ruse sonte publikoi se kishte pushtuar qytetin e Kupjanskit, një vendstrehim ukrainas në verilindje, një nga qytetet ku forcat ruse kanë përparuar në javët e fundit.
"Forcat ruse kanë përfunduar çlirimin e qytetit të Kupjanskit", i tha komandanti i Grupit Perëndimor të trupave rus, Sergei Kuzovlev, presidentit Vlladimir Putin.
Kupjanski, i cili kishte një popullsi prej 55.000 banorësh para luftës, ishte në duart e Rusisë për disa muaj në vitin 2022, por u çlirua nga forcat ukrainase në shtator të atij viti
Sipas Putinit, luftime po zhvillohen edhe në Kostjantinivka, vendstrehimi kryesor i forcave ukrainase në rajonin e Donjeskut
Putin tha se detyra kryesore e forcave ruse është të "arrijnë pa kushte qëllimet e Operacionit special ushtarak", siç e quan Rusia pushtimin e Ukrainës
Ukraina sot kumtoi se SHBA-ja e kishte paraqitur një draft-plan për t'i dhënë fund luftës, i cili, sipas një funksionari të lartë të njohur me çështjen, në masë të madhe pasqyron kryesisht kërkesat kryesore të Moskës, duke përfshirë dhe lëshimet territoriale të papranueshme për Kievin. rq/
Foto: arkivi i MIA-s