• петок, 05 декември 2025

Rusia konfirmoi se ka kryer sulm ndaj objekteve ushtarake dh energjetike ukrainase

Rusia konfirmoi se ka kryer sulm ndaj objekteve ushtarake dh energjetike ukrainase

Moskë, 29 nëntor 2025 (MIA) - Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi sot se Moska mbrëmë ka kryer sulm ndaj objekteve ushtarako-industriale dhe energjetike ukrainase si përgjigje ndaj asaj që e quajti "sulme terroriste", kumtuan agjencitë botërore.

"Si përgjigje ndaj sulmeve terroriste të Ukrainës ndaj objekteve civile në territorin rus, mbrëmë forcat e armatosura të Federatës ruse kryen sulm me armë me precizitet të lartë dhe fluturake pa pilot ndaj ndërmarrjeve nga kompleksi ushtarako-industrial i Ukrianës dhe objekteve energjetike të cilat e siguojnë punën e tyre. Caqet e sulmit janë përmbushur. Të gjitha objektet targetuese janë goditur", thuhet në kumtesën e ministrisë.

Ndërkohë, Konzorciumi kaspik për gazpërçues (KTK) sot kumtoi se i ka ndërprerë operacione te veta pasi që porti i vet në Rusi në brigjet e Detit të Zi ishte dëmtuar seriozisht gjatë sulmit nga fluturaket ukraianse pa pilot.

"Puna e mëtutjeshme e Portit 2 është e pamundur", thuhet në kumtesën për gjendjen e një prej tre objekteve kyçe për eksport të naftës. Përmes terminalit të vet në Detin e Zi, KTK eksporton naftë me prejardhje kryesisht nga Kazakistani.

Aksionarët e kompanisë i përfshijnë kompanitë amerikane "Shevron" dhe "Ekson Mobil".

"Nuk duket mirë, sulmet janë të fuqishme. Porti i tretë, i cili për momentin po riparohet, do të vihet në funksion", deklaroi një tregtar me naftë. Në kohën e sulmit, sistemi për mbrojtje urgjente të objektit i mbylli largpërçuesit relevantë dhe nuk ka punëtorë të lënduar, kumtoi KTK. Gjithashtu, nuk ka informata preliminare se ka derdhje të naftës në Detin e Zi", shtoi konzoirciumi. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан