• среда, 26 јуни 2024

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen nga 90 të burgosur

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen nga 90 të burgosur

Moskë, 26 qershor 2024 (MIA) - Autoritetet ruse kumtuan se me ndërmjetësimin e autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) shkëmbyen 90 pengje ushtarë ukrainas për 90 ushtarë rus që mbaheshin peng në Ukrainë.

"Në fund të procesit të negociatave, 90 ushtarë rusë të cilët ishin në rrezik për jetën janë kthyer nga territori nën kontrollin e regjimit në Kiev", publikoi Ministria e Mbrojtjes së Rusisë në Telegram.

Në këmbim, janë dorëzuar 90 pengje ushtarake nga forcat e armatosura ukrainase, shtoi Ministria ruse, duke bërë të ditur se shkëmbimi u krye me "ndërmjetësim humanitar" të EBA.

Shkëmbimi i fundit i madh i të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës ishte në shkurt. EBA, gjithashtu, po ndërmjetëson në kthimin e fëmijëve ukrainas nga Rusia. rq/fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан