Rubio u bë u.d. administrator i USAID-it
- Sekretari amerikan i Shtetit, mark Rubio sot kumtoi se e ka marrë funksionin e ushtruesit të detyrës administrator i agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID), duke e konfirmuar de-fakto marrjen e agjencisë humaniatre nga ana e Departamentit të Shtetit.

Uashington, 3 shkurt 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, mark Rubio sot kumtoi se e ka marrë funksionin e ushtruesit të detyrës administrator i agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID), duke e konfirmuar de-fakto marrjen e agjencisë humaniatre nga ana e Departamentit të Shtetit.
Siç lajmëroi Si-En-En, lajmi vjen disa orë pasi që Ilon Mask, njeriu më i pasur në botë, i angazhuar për rikonstruimin e qeverisë federale, tha se presidenti Donald Tramp ka nënshkruar mbylljen e agjencisë.
Rubio tha se "funksionet e USAID-it" duhet të harmonizohen me politikën e jashtme të SHBA-së dhe se ajo është "agjenci e cila fare nuk reagon".
"Ajo duhet t'u përgjigjet direktivave politike të Departamentit të Shtetit dhe refuzon ta bëjë atë", pohoi ai. ab/