Rubio: Marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Evropës janë në rrezik nëse humben vlerat e përbashkëta
- Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio, duke u përgjigjur në një pyetje lidhur me strategjinë e re të sigurisë kombëtare të SHBA-së, paralajmëroi se Evropa mund të humbasë vlerat që ndan me Uashingtonin.
Uashington, 20 dhjetor 2025 (MIA) – Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio, duke u përgjigjur në një pyetje lidhur me strategjinë e re të sigurisë kombëtare të SHBA-së, paralajmëroi se Evropa mund të humbasë vlerat që ndan me Uashingtonin.
Ai thekson se administrata amerikane shpreh keqardhje për humbjen e supozuar të demokracisë dhe lirisë së fjalës në Evropë.
"Marrëdhënia me Evropën bazohet në faktin se ne ndajmë një kulturë, qytetërim, përvojë, vlera dhe parime të përbashkëta për gjëra të tilla si të drejtat e njeriut, liria, pavarësia dhe demokracia. Nëse e gjithë kjo hiqet, nëse për ndonjë arsye pushon së qeni përparësi, mendoj se në planin afatgjatë dhe në një kuptim më të gjerë kjo e ngarkon dhe e rrezikon aleancën tonë. Në atë rast keni vetëm një marrëveshje të pastër mbrojtjeje. Kjo është e gjitha që keni", theksoi Rubio.
Në një strategji të re të sigurisë kombëtare, administrata e Presidentit Donald Tramp e ka vlerësuar klimën politike në BE si një kërcënim për interesat amerikane. ls/
Foto: EPA