Rubio javën e ardhshme në Izrael do të takohet me Netanjahun
- Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio planifikon ta vizitojë Izraelin javën e ardhshme për të biseduar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, njoftoi DPA, duke iu referuar informatave të Departamentit amerikan të Shtetit.
Uashington, 19 shkurt 2026 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio planifikon ta vizitojë Izraelin javën e ardhshme për të biseduar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, njoftoi DPA, duke iu referuar informatave të Departamentit amerikan të Shtetit.
Rubio do të udhëtojë për në Izrael më 28 shkurt. Ende nuk ka informata për agjendën e takimit, njofton agjencia.
Kjo vizitë vjen në kushte të bisedave në vijim mes SHBA-së dhe Iranit për programin bërthamor iranian, të cilat deri tani nuk dhanë kurrfarë rezultate të rëndësishme.
Javën e kaluar, Netanjahu është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan, Donald Tramp. Gjatë takimit, Tramp tha se negociatat me Iranin duhet të vazhdojnë që të kuptohet nëse është e mundur marrëveshja.
Izraeli vazhdimisht ka paralajmëruar se "me Iranin nuk duhet të lidhet marrëveshje që ka të bëjë vetëm me programin bërthamor të Republikës Islamike". bsh/
Foto: EPA