• сабота, 06 декември 2025

Rubio dhe Hegset para Kongresit e mbrojtën vendimin e Trampit për sulme ndaj anijeve me drogë

Rubio dhe Hegset para Kongresit e mbrojtën vendimin e Trampit për sulme ndaj anijeve me drogë

Uashington, 6 nëntor 2025 (MIA) - Funksionarë të lartë nga administrata e Donald Trampit i informuan anëtarët e Senatit dhe të Dhomës përfaqësuese për goditjet ndaj anijeve, të dyshuara për tregti me drogë në afërsi të brigjeve të Venezueelës, pasi që në Kongres u paraqit pakënaqësi për shkak të mungesës së transparencës lidhur me operacionin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio dhe ministri i Mbrojtjes, Pit Hegset patën takim njëorësh meliderët e republikanëve dhe demokratëve në Kongres dhe me anëtarë të lartë të komisioneve për siguri nacionale. Në tkaim u shqyrtuan sulmet amerikane ndaj anijeve në Detin e Karaibeve dhe Oqeanin e Qetë, në të cilat prej fillimit të shtatorit jetën e humbën dhjetëra njerëz.

Administrata e presidentit Tramp insiston në atë se caqet transportonin drogë, por, sipas kritikëve, qeveria nuk prezantoi dëshmi, as ndërkaq nuk e sqaroi bazën juridike për vendimin që anijet të sulmohen, në vend se të ndalen dhe të arrestohen njerëzit në to.

Disa senatorë dhe anëtarë të Dhomës përfaqësuese, të cilët morën pjesë në brifing, deklaruan se përfaqësuesit e administratës konfirmuan se anijet transportonin kokainë, dhe jo fentanil, dhe e sqaruan arsyeshmërinë juridike për veprimet e ushtrisë.

Disa ekspertë juridikë konsideorjnë se sulmet mund ta shkelin të drejtën ndërkombëtare, si dhe ligjet amerikane kundër vrasjeve.

Kolegët republikanë të Trampit deklaruan se janë të kënaqur nga brifingu.

Kryetari i Dhomës përfaqësuese, Majk Xhonson, e përshkroi informatën për anijet si "të jashtëzakonshme", edhe pse tha se SHBA-ja e din se kush ndodhej në anije "pothuajse deri në njeriun e fundit".

"Nga ajo që e di nga informatat me të cilat disponoj deri më tani, mund të jemi të sigurt. Bëhet fjalë për kartele. Ata janë njerëz të përzier në to. Ata e bëjnë këtë me qëllim. Ata nuk janë njerëz të ciklët rastësisht ndodheshin në anije. Ata patën për qëllim të fusin mallra të kontrabanduara në vend, dhe kjo i shkakton dëm të madh popullit amerikan", sqaroi Xhonson. ab/

 

Остани поврзан