Rrëqebulli ballkanik në Bashkimin Evropian
- Në Europe House në Shkup sot do të mbahet ngjarje e quajtur "Rrëqebulli ballkanik në Bashkimin Evropian".
Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) - Në Europe House në Shkup sot do të mbahet ngjarje e quajtur "Rrëqebulli ballkanik në Bashkimin Evropian".
Qëllimi i ngarjes, siç thonë nga Shoqata Ekologjike e Maqedonisë së Veriut, është të ngritet niveli i mbrojtjes së rrëqebullit në mënyrë kritike të rrezikuar përmes integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Në ngjarjen u paralajmërua fjalimi i shefit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, ambasadorit Dejvid Gir dhe të drejtoreshës ekzekutive të Shoqatës Ekologjike të Maqedonisë së Veriut, Robertina Brajanovska, ndërsa prezantim për "Rrëqebullin ballkanik në BE" do të ketë Dime Mellovski. bsh/
Foto: MIA arkiv