Rritje e pagës mesatare vjetore në BE në vitin për 5,2 për qind
- Paga mesatare vjetore për orar të plotë të punës të të punësuarve në BE vitin e kaluar ka arritur në 39.800 euro, që paraqet rritje për 5,2 për qind në krahasim me vitin 2023, njoftoi sot Shërbimi evropian i Statistikave (Eurostat).
Bruksel, 12 nëntor 2025 (MIA) - Paga mesatare vjetore për orar të plotë të punës të të punësuarve në BE vitin e kaluar ka arritur në 39.800 euro, që paraqet rritje për 5,2 për qind në krahasim me vitin 2023, njoftoi sot Shërbimi evropian i Statistikave (Eurostat).
Ndër vendet-anëtare të BE-së, paga më e lartë e përshtatshme mesatare vjetore për orar të plotë është regjistruar në Luksemburg në vlerë prej 83.000 euro, pas së cilës vijojnë Danimarka me 71.600 dhe Irlanda me 61.100 euro.
Nga ana tjetër paga më të ulëta mesatare vjetore kanë pasur punëtorët në Bullgari edhe atë prej 15.400 euro, Greqia me 18.000 dhe Hungaria me 18.500 euro. mb/
Foto: MIA