• четврток, 04 декември 2025

Rritet çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup për shkak të investimeve në rrjetin e vjetër (PLT)

Rritet çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup për shkak të investimeve në rrjetin e vjetër (PLT)

Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Nga 1 dhjetori çmimi i ngrohjes qendrore për amvisëri do të rritet mesatarisht për 5,9 për qind, njoftoi sot kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski. Rritja ka të bëjë me sistemin më të madh për energji të ngrohjes, të cilin e drejton kompania shtetërore EMV.

"Arsyeja e vetme për rritje është nevoja që të investohet në rrjetin e shpërndarjes, e cila është e ndërtuar në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar dhe me dekada nuk është rinovuar", theksoi Bislimovski.

Sipas tij, në vitet e kaluara ka pasur më shumë pronarë, që ka rezultuar me investime minimale, ndërsa kjo ka sjellë deri në një numër të madh të ankesave gjatë këtoij sezoni të ngrohjes.   

Për shfrytëzuesit, të cilët furnizohen përmes sistemit më të madh (EMV Shpërndarje, EMV Furnizim dhe EMV Prodhimtari) shtrenjtimi arrin në mesatare 5,9 për qind, ndërsa për kosumatorët e EMV energjetikë rritja është 7,6 për qind, ndërsa për Shkup Veri - Enerxhi eko link rreth 7,7 për qind.

"Nga 1 dhjetori fatura mesatare do të rritet për rreth 130 denarë, nga 2.200 aktualet në 2.330 denarë", theksoi kryetari i KRE, Marko Bislimovski.

Ai tha se nevojitet planifikim strategjik afatgjatë dhe modernizim serioz i rrjetit të ujit tël nxehtë që të zvoigëlohen defektet, të përmirësohet cilësia e furnizimit dhe të mundësohet zgjerimi i rrjetit.

Bislimovski përkujtoi se ngrohja qendore edhe më tej është zgjidhja më ekonomike.

Sipas tij, analizat tregojnë se nëse të gjithë shfrytëzusit  e shkyçur kypen në sistem, do të uleshin çmimet e faturave për rreth 10 për qind.

Për momentin, rreth 65.000 konsumatorë furnizohen me energjë të ngrohjes. mb/

Foto: MIA

 

 

Остани поврзан