• четврток, 19 март 2026

Ronaldo u bë aksionar në klubin spanjoll Almeria

Ronaldo u bë aksionar në klubin spanjoll Almeria

Madrid, 26 shkurt 2026 (MIA) - Sulmuesi i ekipit saudit Al-Nasër, Kristiano Ronaldo u bë bashkëpronar i klubit spanjoll në Ligën e dytë, Almeria. Sipas kumtesës zyrtare të portugezit, kontrata është lidhur përmes kompanisë së tij "CR7 Sports Investments". Vlera e marrëveshjes nuk u publikua.

"Kristiano Ronado e publikon pronësinë e 25 për qind nga aksionet në klubin spanjoll të Ligës së dytë, Union Deportivo Almeria, që është hap i rëndësishëm në zgjerimin e vazhdueshëm të portofolios së tij investuese globale", thuhet në kumtesë.

Kryetari i Almerias është biznesmeni saudit, Mohamed Al-Kereji.

"CR& Sports Investments" është degë e sapothemeluar e grupacionit "CR7 SA", e formuar për t'i konsoliduar dhe menaxhuar investimet e sulmuesit. Zgjedhja ra në klubin andaluzian, shtëpi e lojtarëve portugezë, duke përfshirë edhe ish bashkëlojtarin e Ronaldos në Sporting, Migel Anhel.

"Çdoherë kam dashur të kontribuoj për futbollin jashtë fushave. Almeria është bazë solide dhe potencial i qartë për rritje. Shumë jam i lumtur që do të bashkëpunoj me udhëheqësinë për ta përkrahur fazën e ardhshme të zhvillimit të klubit", deklaroi Ronaldo. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан