• четврток, 19 март 2026

Enrike: Loja në tranzicion ishte kyçe në fitoren ndaj Çellsit

Enrike: Loja në tranzicion ishte kyçe në fitoren ndaj Çellsit

Londër, 18 mars 2026 (MIA) - PSZH-ja mbrëmë e ka sfitoren e dytë ndaj Çellsit në 1/8 e finales së Ligës së kampionëve në Londër me rezultatin 3:0.

Trajneri i parisienëve Luis Enrike pas ndeshjes deklaroi se parisienët ishin të përsosur në tranzicion dhe e kanë merituar plotësisht fitoren.

"Demonstruam nivel të lartë të lojës gjatë tërë ndeshjes. Kemi kuajtur shumë saktë në tranzicion dhe shënuam dy gola, gjë që e vrau tensionin e ndeshjes. Kontrollimi i lojës në ndeshje të tilla çdoherë është i vështirë, pasi Çellsi është ekip i shkëlqyer, i cili synon shpejtë të shënojë gola. Nuk ishte lehtë të fitohet për herë të dytë, por ne ishim të përsosur në tranzicion. Ky ishte çelësi i suksesit tonë. PSZH-ja ka luajtur ndeshje të shkëlqyer dhe meritoi të fitojë", deklaroi Enrike.

Në ndeshjen e parë parisienët fituan 5:2 dhe me rezultat të përgjithshëm 8:2 ekipi nga Parisi u kualifikua në çerekfinale.

Rival i PSZH-së në çerekefinale do të jetë fituesi nga përballja Gallatasaraj - Liverpull (në ndeshjen e parë ishte 1:0 për ekipin turk). bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан