Bajerni mposht Realin, Arsenali më i suksesshëm se Sportingu
- Bajerni i Munihut e mposhti Real Madridin 2-1 mbrëmë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së kampionëve. Ndeshja u luajt në stadiumin Santiago Bernabeu në Madrid.
Madrid, 8 prill 2026 (MIA) - Bajerni i Munihut e mposhti Real Madridin 2-1 mbrëmë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së kampionëve. Ndeshja u luajt në stadiumin Santiago Bernabeu në Madrid.
Mysafirët e hapën rezultatin me golin e Luis Diazit para fundit të pjesës së parë. Hari Kejn dyfishoi epërsinë në minutën e 46-të. Nikoqirët e ngushtuan diferencën në minutën e 74-të me golin e Kilian Mbapes.
Ndeshja kthyese do të luhet më 15 prill në "Alianc arena" në Munih.
Në ndeshjen e dytë të duelit të mbrëmshëm në ligën elitare të futbollit, Arsenali e mundi Sportingun me rezultat 1-0. Ndeshja u luajt në stadiumin "Hoze Alvalade" në Lisbonë.
Kai Haverc shënoi golin e vetëm në minutën e 90+1.
Ndeshja kthyese do të luhet më 15 prill në stadiumin "Emiratet" në Londër.
Ndeshjet e sontme:
Barcelona – Atletiko Madridi
PSZH – Liverpuli.
Foto: EPA