Zhoan Laporta për herë të tretë zgjidhet si president i Barcelonës
- Zhoan Laporta ka fituar përsëri zgjedhjet për president të KF Barcelonës, bëri të ditur Pres shërbimi i ekipit katalunas.
Barcelonë, 16 mars 2026 (MIA) - Zhoan Laporta ka fituar përsëri zgjedhjet për president të KF Barcelonës, bëri të ditur Pres shërbimi i ekipit katalunas.
Votimi u mbajt më 15 mars. Rezultatet përfundimtare u shpallën mbrëmë. Laporta mori 68.18 për qind të votave (32.934), duke mposhtur lehtësisht rivalin e tij të vetëm, Viktor Font i cili mori 29.78 për qind (14.385).
63-vjeçari Laporta është president i KF Barcelonës që nga viti 2021. Ai më parë e drejtoi klubin nga viti 2003 deri në vitin 2010. Gjatë kësaj periudhe, ekipi fitoi gjashtë kampionate në Spanjë, tre tituj të Kupës së mbretit, dy Liga të kampionëve, një Superkupë të UEFA-s dhe një Kupë të Botës për klube të FIFA-s.
Për 53-vjeçarin Viktor Font, kjo ishte humbja e dytë në zgjedhjet presidenciale në Barcelonë, pasi humbi më parë ndaj Laportës në vitin 2021.
Foto: EPA