Roli i parlamenteve është thelbësor për vlerësimin e raporteve të revizorit
- - Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, sot në kabinetin e tij realizoi takim pune me kryerevizorin shtetëror, Maksim Acevski, zëvendësrevizorin shtetëror, Orhan Ademi, kryetarin e Senatit të Institucionit të Lartë të Revizionit të Malit të Zi, Nikolla N. Kovaçeviq dhe anëtarin e Senatit të Institucionit të Lartë të Revizionit të Malit të Zi, Branisllav Radulloviq.

Shkup, 10 mars 2025 (MIA) - Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, sot në kabinetin e tij realizoi takim pune me kryerevizorin shtetëror, Maksim Acevski, zëvendësrevizorin shtetëror, Orhan Ademi, kryetarin e Senatit të Institucionit të Lartë të Revizionit të Malit të Zi, Nikolla N. Kovaçeviq dhe anëtarin e Senatit të Institucionit të Lartë të Revizionit të Malit të Zi, Branisllav Radulloviq.
Siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, Milloshoski e ndau me mysafirët suksesin e bashkëpunimit të Kuvendit me Entin Shtetëror të Revizionit. Ai theksoi se nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit midis Kuvendit dhe Entit Shtetëror të Revizionit ka mundësuar që raportet përfundimtare të revizorit të jenë lëndë e shqyrtimit në Dhomën Ligjvënëse.
Kjo, ka thënë, nga njëra anë, rrit presionin ndaj institucioneve për të korrigjuar punën e tyre dhe, nga ana tjetër, forcon pavarësinë e Entit Shtetëror të Revizionit.
Nga ana tjetër, Kovaçeviq si kryetar i Senatit ka folur për strukturën dhe punën e Institucionit të Lartë të Revizionit të Malit të Zi, por edhe për bashkëpunimin me Parlamentin e Malit të Zi.
Bashkëbiseduesit ranë dakord për domosdoshmërinë e institucioneve të pavarura dhe të fuqishme të revizionit. Gama e aktiviteteve që mund të jenë lëndë e raporteve të revizorit është e gjerë, por që vlera e tyre të absorbohet nga opinioni, roli i parlamenteve është thelbësor. fc/
Fotografia: Kuvendi i RMV-së