Rokas: Demokracitë tona janë nën sulm, investimi në demokraci është mënyra më e mirë për t'u përballur me to
- Demokracitë tona janë nën sulm dhe mbështetja e mediave është një investim në demokraci dhe mënyra më e mirë për t'u mbrojtur dhe për të kuptuar sfidat me të cilat përballemi kolektivisht sot në botë, tha ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas, në ngjarjen e sotme përfundimtare me titull "Dezinformimi: si ta njohim dhe parandalojmë", i cili përmbyll Tuining projektin “Forcimi i kapaciteteve të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Shërbimit Radiodifuziv Publik".
Shkup, 24 janar 2025 (MIA) - Demokracitë tona janë nën sulm dhe mbështetja e mediave është një investim në demokraci dhe mënyra më e mirë për t'u mbrojtur dhe për të kuptuar sfidat me të cilat përballemi kolektivisht sot në botë, tha ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas, në ngjarjen e sotme përfundimtare me titull "Dezinformimi: si ta njohim dhe parandalojmë", i cili përmbyll Tuining projektin “Forcimi i kapaciteteve të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Shërbimit Radiodifuziv Publik".
"Kjo është një ngjarje vërtet e rëndësishme - mbyllja e një investimi në demokracinë tonë, sepse mbështetja e mediave është mënyra më e mirë për t'u mbrojtur nga ajo që po ndodh sot në botë - lidhur me dezinformimin dhe rolin e inteligjencës artificiale që mund të jetë e dobishme, por sjell edhe sfida të mëdha. Të mos harrojmë, në një vend anëtar të BE-së u desh të anuloheshin zgjedhjet presidenciale. E gjithë kjo duhet të na bëjë të tërhiqemi, të mendojmë për faktin se demokracitë tona janë nën sulm. Nuk dua të ndaj një mesazh apo të shfaq shqetësim, por më tepër dua të inkurajoj një reagim, domethënë të theksoj se duhet të shohim se cilat janë sfidat me të cilat përballemi kolektivisht sot. Kjo është arsyeja pse tuining projektet e BE-së kanë rezultuar të jenë vërtet të suksesshme në punën midis vendeve anëtare dhe vendeve partnere, dhe ne jemi veçanërisht krenarë që mbështesim mediat në këtë vend. "Ky lloj projekti është vendi ku ne mbështesim indet e buta që janë gjithashtu indet e cenueshme të demokracive tona," tha ambasadori Rokas.
Ai shtoi se në projekt janë përfshirë rreth 650 ekspertë, janë mbajtur shumë diskutime, shumë think-thenke i janë përkushtuar kësaj pune, por sipas tij, është e rëndësishme që rezultatet e projektit të vazhdojnë dhe të ndërtohen.
"Po, ky projekt po përfundon, por ne jemi në fillim, domethënë duhet të vazhdojmë, të ruajmë dhe përmirësojmë rezultatet e projektit dhe duhet të tregojmë se jemi vigjilentë, domethënë se do të ofrojmë informata më cilësore për audiencën tonë, për qytetarët dhe kështu forcojmë dhe mbështesim maturimin e demokracive tona, mbrojtjen e demokracive tona dhe në të njëjtën kohë mbështesim punën vërtet të vështirë të gazetarëve, redaktorëve dhe të gjitha mediave që ata kanë për të bërë dhe përballur. Sepse sot nuk bëhet fjalë se ku do të gjesh informacion, por ku do të gjesh informacion tek i cili mund të mbështetesh dhe të besosh", tha Rokas, duke premtuar se mbështetja nga BE-ja dhe vendet anëtare për mediat në vend do të vazhdojë.
Ambasadorja gjermane Petra Dreksler shprehu kënaqësinë e saj që sot po finalizohet bashkëpunimi evropian ndërmjet përfaqësuesve të mediave nga Gjermania dhe Maqedonia e Veriut, të cilët kanë punuar së bashku, dhe mbi të gjitha për shkak të kohës në të cilën jetojmë, duke pasur parasysh se mjedisi në të cilin funksionojnë transmetuesit publikë ka ndryshuar në mënyrë drastike për shkak të dixhitalizimit, mediave sociale dhe inteligjencës artificiale.
Përpjekjet, shton ajo, synojnë gjetjen e zgjidhjeve më të mira evropiane dhe përgjigjet se si të bëhet kjo.
Ajo ra dakord me ambasadorin evropian Rokas se kjo ngjarje finale nuk do të jetë fundi i përpjekjeve, por një pikënisje për vazhdimin e përpjekjeve për të siguruar objektivin në të cilin qendra e transmetimit publik të përmbushë rolin e saj në demokraci.
Fjalë hyrëse në këtë ngjarje mbajtën edhe Holger Albrih, udhëheqës i projektit, Lazo Petrushevski, kryetar i Këshillit të ASHMAA dhe Dragan Nikollovski, kryeredaktor i Shërbimit të Parë Programor të Radio Televizionit të Maqedonisë, si dhe Ulrih Hermanski, Këshilltar i Përhershëm i tuiningut. Ngjarja do të përfshijë një panel diskutimi dhe promovim të Manualit për Ballafaqimin me Dezinformimin.
Tuining projekti "Forcimi i kapaciteteve të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Shërbimit Radiofuziv Publik" financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IDC) për një kohëzgjatje prej 20 muajsh. sa/
Foto: MIA/ printskrin