• вторник, 07 јануари 2025

Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar ndërprerje në qarkullimin ajror dhe rrugor në Britaninë e Madhe

Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar ndërprerje në qarkullimin ajror dhe rrugor në Britaninë e Madhe

Londër, 5 janar 2025 (MIA) - Reshjet e dendura të borës gjatë natës shkaktuan ndërprerje në komunikacionin ajror dhe rrugor në Britaninë e Madhe, ku vazhdon fillimi i ftohtë i vitit të ri, njoftoi DPA.

Për Anglinë dhe Uellsin  janë lëshuar dy paralajmërime të verdha për motin nga Zyra Meteorologjike, meç'rast pritet në pjesën më të madhe të atyre rajoneve të ketë shtresë dëbore prej  tre deri në shtatë centimetra borë  që në disa momente përzihet me shi herë pas here në zonat më të ulëta. Një paralajmërim për dëborë dhe shi të ngrirë, i cili do të mbulojë pjesën më të madhe të Uellsit dhe Anglisë qendrore deri në qytetin e Mançesterit, është në fuqi deri në mesditën e sotme.

Sipas meteorologëve, në pjesët më të larta të Uellsit dhe Peninet jugore mund të ketë ndërmjet 15 dhe 30 centimetra borë, por ajri më i butë do të çojë në shkrirjen e shpejtë të borës në jug deri në fund të ditës.

Një paralajmërim i dytë i verdhë për borë është në fuqi për pjesën më të madhe të Anglisë veriore, duke përfshirë Lidsin, Shefildin dhe Lejk Distrikt, deri në mesnatën e sotme. Zyra Britanike e Meteorologjisë tha se disa rajone të provincës mbi 300 metra mund të shkëputen nga bota me 40 centimetra borë përpara se kushtet të përmirësohen më vonë në mbrëmje.

Aeroporti në qytetin Birmingem  pezulloi punën për disa orë mbrëmë "për arsye sigurie dhe për të pastruar borën", por u raportua se funksiononte mëngjesin e sotëm. Aeroporti i Bristolit, i cili u mbyll dje, u rihap mbrëmë rreth orës 23:00, por ka paralajmërime për vonesa të fluturimeve mëngjesin e sotëm. Të dy aeroportet, si dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Belfast-it, u kërkuan pasagjerëve të kontaktojnë linjat e tyre ajrore përpara se të udhëtojnë.

Agjencia Britanike e Autostradave ka lëshuar një paralajmërim se 25 cm borë mund të bien në rrugët në Anglinë veriore. sa/

Foto: EPA

Остани поврзан