• петок, 05 декември 2025

Reshje lokale të shiut me kushte për stuhi

Reshje lokale të shiut me kushte për stuhi

Shkup, 18 nëntor 2025 (MIA) - Moti sot në vend do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme lokale të shiut. Në disa vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 30 litra në një metër katror për 24 orë), lokalisht me kushte për stuhi me erë të përforcuar (mbi 60 kilometra në orë) dhe paraqitje të bubullimave të rralla.

Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore nga drejtimi jugor. Temepratura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 18 gradë.

Në Shkup do të mbisundojë mot me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, në disa pjesë të luginës reshje më të rrëmbyeshje. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës përkohësisht erë e përforcuar jugore. Temperatura minimale do të bie në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 14 gradë.

"Nën ndikimin e serisë së valëve të lagështa ajrore, deri në fund të javës vijon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht të ngrohtë me reshje të përkohshme lokale të shiut. Në disa vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, lokalisht me kushte për stuhi me erë të përforcuar (mbi 60 kilometra në orë) dhe bubullima të rralla. Gjatë 24 orëve pritet të bie sasi më e madhe e shiut (mbi 30 litra në një metër katror). Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor", kumtoi DPHM. 

Foto: MIA Arkivi

Тагови

Остани поврзан