Mot kryesisht i vranët me reshje lokale shiu, në malet më të larta edhe borë
- Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të kohëpakohshme të shiut. Rreshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore dhe jugore, ndërsa në malet më të larta reshjet do të shndërrohen në borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 2 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 12 gradë.
Shkup, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të kohëpakohshme të shiut. Rreshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore dhe jugore, ndërsa në malet më të larta reshjet do të shndërrohen në borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 2 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 12 gradë.
Në Shkup, kryesisht me vranësira me reshje lokale të kohëpaskohshme dhe erë të lehtë jugore. Temperatura minimale do të bjerë deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 11 gradë.
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se nën ndikimin e aktivitetit ciklonik nga sot në mbrëmje, deri në fund të javës, do të pasojë një periudhë me mot kryesisht me vranësira me reshje lokale të kohëpaskohshme, të cilat do të jenë më intensive në pjesët perëndimore dhe jugore. Në disa nga malet më të larta, reshjet do të shndërrohen në borë. Temperaturat minimale do të jenë pozitive kudo. mb/
Foto: MIA