Renie: Incidentet me dronë konfirmojnë se Evropa është në rrezik
- Mbyllja e aeroporteve në Belgjikë dhe incidentet e fundit me dronë në Suedi konfirmojnë se Evropa është në rrezik, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për mbrojtje, Toma Renie, në përgjigje të pyetjes në lidhje me komentin e KE-së mbi incidentet e fundit me dronë të paidentifikuar në Belgjikë.
Bruksel, 7 nëntor 2025 (MIA) - Mbyllja e aeroporteve në Belgjikë dhe incidentet e fundit me dronë në Suedi konfirmojnë se Evropa është në rrezik, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për mbrojtje, Toma Renie, në përgjigje të pyetjes në lidhje me komentin e KE-së mbi incidentet e fundit me dronë të paidentifikuar në Belgjikë.
"Ajo që është e qartë, siç tha kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, është se kjo është luftë hibride", tha Renie, duke shtuar se KE-ja shpreh mbështetjen e plotë për Belgjikën, Suedinë dhe të gjitha shtetet e tjera anëtare të BE-së që po përballen me incidente të tilla.
Pikërisht për këtë, sipas tij, edhe në Udhërrëfyesin për gatishmërinë mbrojtëse që paradokohe e ka prezantuar Komisioni Evropian, i kushton vëmendje të madhe mbrojtjes kundër dronëve dhe parashikon krijimin e të ashtuquajturit "Mur prej dronëve" si përgjigje e përbashkët evropiane për të mbrojtur të gjitha shtetet anëtare.
"Hapat e ardhshëm në Udhërrëfyes janë krejtësisht të qartë. Në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, do të fillojmë ndërtimin (e Murit) me shtetet tona anëtare dhe deri në tremujorin e katërt të vitit 2026, shpresojmë ta kemi atë funksional", shtoi Renie.
Lidhur me disa sugjerime se Rusia qëndron pas këtyre incidenteve, Renie tha se zbulimi i origjinës së droneve është tërësisht brenda kompetencës së shteteve anëtare dhe Komisioni Evropian nuk ndërhynë në këtë. bsh/
Foto: MIA arkiv