Regjisori Rob Rajner dhe gruaja e tij u gjetën të vdekur, i dyshuari kryesor është djali i tyre Nik
- Policia në Los Angjelos kumtoi se po e heton atë që e përhskruajti si "vrasje të sigurt", pasi që dy trupa u gjetën në shtëpinëe regjisorit dhe aktorit Rob Rajner.
Los Angjelos, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Policia në Los Angjelos kumtoi se po e heton atë që e përhskruajti si "vrasje të sigurt", pasi që dy trupa u gjetën në shtëpinëe regjisorit dhe aktorit Rob Rajner.
Zëdhënësi i Shërbimit zjarrfikës jnë los Angjelos deklaroi se janë thirrur në shtëpinë në lagjen Brentvud, në të cilën jetojnë shumë persona të njohur, dje pasdite asipas kohës lokale. Në vendin e vrasjes së dyfishtë janë gjetir Robert - Rob Rajner (78) dhe gruaja e tij 68-vjeçare Mishel Rajner (mëparë Singer). Që të dy janë konstatuar të vdekur në vendin e ngjarjes. Një burim i afërt me regjisorin amerikan deklaroi për Bi-Bi-Si se çifti kanë pasur disa plagë me thikë.
Sipas rezultateve të para të disa burimeve, Rob dhe mishel janë vrarë nga djali i tyre Nik, transmeton "People". Një nëpunës policor konfirmoi se po merret në pyetje në anëtar i familjes.
Prefektja e Los Angjelosit, Karen Bas tha se vdekja e Rajner është humbje e madhe për qytetin dhe vendin.
Autoritetet nuk kumtuan hollësi të tjera për rrethanat e vdekjes.
Krahas karrierës së tij në Holivud, Rob Rajner ishte i njohur edhe për aktivizmin e tij politik. Ai u paraqit në reklama kundër Xhorxh V. Bush në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004 dhe e mbështeti kandidatin e atëhershëm të demokratëve - Xhon Keri. Ai gjithashtu i mbështeti edhe kandidatët presidnecial Al Gor dhe Hillari klinton të partisë demokratike. ab/
foto: ЕPА