• понеделник, 24 јуни 2024

Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër në Komunën Ilinden

Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër në Komunën Ilinden

Shkup, 15 qershor 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nesër me datën 16.06.2024 (e diel) në periudhën prej orës 12:00 deri në ora 16:00, për shkak të mbajtjes së garës me biçikleta “Trofeu Ilinden” organizuar nga Komuna e Ilindenit, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, me ç'rast komunikacioni do të zhvillohet nëpër rrugët anësore.

"Rruga e lëvizjes së pjesëmarrësve të garës me biçikleta për qëllime rekreative do të jetë nga salla sportive Goce Dellçev, përgjatë rrugës "9", rruga "8" deri në vijën e finishit – salla sportive Goce Dellçev, ndërsa itinerari i lëvizjes së pjesëmarrësve të garës me biçikleta për profesionistë do të jetë nga salla e sportit Goce Dellçev deri te objekti i Komunës Ilinden, përmes mbikalimit në l.Ilinden për në Ajvatovci, Mërshevci, Deladrovci, Tekija, Milladinovci, Kadino, Marino deri te qëllimi - salla sportive Goce Dellçev", njofton MPB-ja.

MPB apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja. mb/

Остани поврзан