Real Madridi kalon në finalen e Superkupës, do të luajë kundër Barcelonës
- Lojtarët e Real Madridit kanë arritur në finalen e Superkupës së Spanjës, pasi mbrëmë në gjysmëfinalen e dytë mposhtën rivalët e qytetit Atletiko Madridin me 2-1. Në këtë mënyrë, ata kanë arritur në finalen kundër Barcelonës e cila do të luhet të dielën më 11 janar. Katalunasit një ditë më parë e mposhtën bindshëm Atletik Bilbaon 5-0.
Xheda, 9 janar 2026 (MIA) – Lojtarët e Real Madridit kanë arritur në finalen e Superkupës së Spanjës, pasi mbrëmë në gjysmëfinalen e dytë mposhtën rivalët e qytetit Atletiko Madridin me 2-1. Në këtë mënyrë, ata kanë arritur në finalen kundër Barcelonës e cila do të luhet të dielën më 11 janar. Katalunasit një ditë më parë e mposhtën bindshëm Atletik Bilbaon 5-0.
Më i merituari për fitoren e Realit ka qenë Valverde i cili në minutën e 2-të i solli ekipit të tij epërsi, ndërsa në minutën e 55-të i asistoi Rodrigos për rezultat 2-0. Atletiko e zvogëloi rezultatin në 2-1 në minutën e 58-të me anë të Aleksander Sorlotit.
Deri në fund të ndeshjes, Atletiko pati disa raste, por nuk arriti ta barazojë rezultatin.
Foto: EPA