• сабота, 29 јуни 2024

Raportime për bodrume të vërshuara, dru të rënë, automobilë të dëmtuar pas motit të ligë në rajonin e Shkupit dhe Tetovës

Raportime për bodrume të vërshuara, dru të rënë, automobilë të dëmtuar pas motit të ligë në rajonin e Shkupit dhe Tetovës

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Raportime për oborre të vërshuara, bodrume, shtëpi, dru të rënë, shtylla elektrike dhe automobilë të dëmtuar janë marrë në Numrin e vetëm për raste urgjente pas motit të ligë që pasdite dhe gjatë natës i kaploi rajonin e Tetovës, Shkupit dhe Kumanovës.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza sonte informuan se në Shkup ka raportime për një çati e cila përfaqëson rrezik që të bie në rrugën "23 Tetori" përballë ndërtesës numër 15, ndërsa për shkak të një druri të rënë te qarkorja në Radishan drejt Butelit komunikacioni është ndërprerë.

Në orën 20:30 është pranuar raportim për ulluqe në bulevardin "ASNOM" nr.12 për çka është njoftuar njësia e vetqeverisjes lokale Aerodrom, ndërsa ka edhe denoncim për bodrum të vërshuar në rrugën 84.

Në rajonin e Tetovës ka denoncim për shtëpi të vërshuara nga të cilat bëhen përpjekje që me pompa të nxiret uji.

Më parë, QMK duke iu referuar informacioneve nga QRMK Tetovë, informoi se janë marrë të dhëna për rrugë të bllokuar nga fshati Sellcë në Vicë në Malin Sharr, një pjesë e padepërtueshme e bulevardit "Bllagoja Toska" në Kazermën e Tetovës ku ka një veturë të bllokuar, si dhe shtëpi të vërshuara. 


Raportim në QMK është pranuar edhe për një shtëpi të vërshuar në rrugën "Revolucioni Popullor" në Kumanovë.

Moti i ligë ishte shkaktuar nga masa intensive e paqëndrueshme e ajrit, e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe paraqitje të breshrit. Filloi nga rajoni i Tetovës drejt Shkupit. Rreth Luginës së Shkupit dhe Kumanovës kishte bërthama të zhvilluara të motit të ligë, të ndryshme nga intensiteti. fc/

Foto: QMK

Остани поврзан