Radev kumtoi se mandatin për formimin e qeverisë së re bullgare do ta japë pas Vitit të Ri
Sofje, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti bullgar, Rumen Radev paralajmëroi se do ta dorëzojë mandatin e parë hulutues për formim të qeverisë pas Vitit të Ri.
Mandati hulumtues është mandat për shqyrtim të mundësive për formim të qeverisë. Ajo është procedurë zyrtare në të cilën presidenti i Bullgarisë ia beson mandatin kandidatit për kryeministër në mënyrë që ai të "studiojë" nëse mund të sigurojë shumicë në Kuvend për të formuar qeveri.
Ai tha se gjatë konsultimeve me partitë është shprehur mendim i përbashkët se "besimi në Kuvendin e 51-të popullor është shterur, dialogu mes forcave politike është shkatërruar, ndërsa mundësia për zgjedhje të parakohshme tashmë po del në horizont", transmetoi BTA.
Radev e ceki nevojën për masa urgjente për ripërtëritje të besimit në procesin zgjedhor, që sipas tij, është kompromitaur rëndë. Ai deklaroi se pret që forcat politike t'i respektojnë obligimet e ndërmarra gjatë konsultimeve dhe t'i sjellin ndryshimet e domosdoshme ligjore për minimizim të faktorit subjektiv gjatë votimit dhe konstatimit të rezultateve. Si masa konkrete ai i ceki vendosjen e 100 për qind të votimit mekanik me numërim elektronik dhe rinumërim të kontrolluar.
Rumen Radev e kritikoi qeverinë bullgare, duke theksuar se nuk është e ndershme që përgjegjësinë për dështimet në menaxhim, kontroll të çmimeve, spiralen e borxhit dhe mbrojtja sociale ta hedhë mbi tët jerët, përfshirë edhe përmes sanksioneve kundër qytetarëve që protestojnë.
"Qeveria, e cila me dhunë i imponoi interesat dhe vendimet e veta, pa i marrë parasysh qytetarët bullgarë, duhet ta mbajë përgjegjësinë e vet politike deri në fund, përderisa nuk e merr funksionin qeveria e ardhshme e përkohshme, pa hequr dorë nga obligimet e veta kushtetuese", theksoi presidenti bullgar. ab/
Foto: ЕPА