• сабота, 22 февруари 2025

Rënia e prodhimit industrial

Rënia e prodhimit industrial

 Shkup, 31 janar 2025 (MIA) - Prodhimi industrial vitin e kaluar në krahasim me vitin 2023 ka shënuar rënie për 3,6%. Në dhjetor të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të një vitit paraprak, prodhimi industrial shënoi rënie prej 1,4%, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit dhjetor të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie nga 10.0 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rënie nga 1.1 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje nga 5.7 %. 

Rënia në sektorin e Industrisë përpunuese është kryesisht rezultat i rënies së prodhimit në departamentet e mëposhtme: Prodhimi i tekstileve, Prodhimi i veshjeve të veshura, Prodhimi i letrës dhe produkteve të letrës, Prodhimi i produkteve të gomës dhe plastikës, Prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike, Prodhim makinerish dhe pajisjesh, të papërmendura diku tjetër, Prodhim mjetesh motorike, rimorkio dhe gjysmërimorkio dhe Prodhim mobiljesh. 

 Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin dhjetor të vitit 2024, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Prodhimet kapitale për 20.1 %, derisa rritje vërehet te Energjia për 2.4 % Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 3.7 %, Prodhime të qëndrueshme të konsumit të gjërë për 14.7 % dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4.9 %.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан