Qeveria italiane dhe shqiptare nënshkruan 16 marrëveshje dypalëshe dhe memorandum për mirëkuptim
- Pas seancës së përbashkët të qeverive të Italisë dhe Shqipërisë, kryeministrat Xhorxha Meloni dhe Edi Rama shkëmbyen marrëveshje dypalëshe dhe memorandum për mirëkuptim, të nënshkruar në kuadër të takimit të parë të përbashkët të dy qeverive në Romë.
Tiranë, 13 nëntor 2025 (MIA) - Pas seancës së përbashkët të qeverive të Italisë dhe Shqipërisë, kryeministrat Xhorxha Meloni dhe Edi Rama shkëmbyen marrëveshje dypalëshe dhe memorandum për mirëkuptim, të nënshkruar në kuadër të takimit të parë të përbashkët të dy qeverive në Romë.
"Marrëveshjet garantojnë bashkëpunim strategjik në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë dhe industrisë së mbrojtjes, menaxhit me migracionin, arsimit, inovacionit, diasporës, transformimit dhe rritjes ekonomike, njoftoi agjencia shtetërore shqiptare, ATSH.
Bëhet fjalë për gjithsej 16 marrëveshje të reja për bashkëpunim, në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik midis dy vendeve.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve nga dy kryeministrat u zhvillua në oborrin e Vila Doria Pamfils, një rezidencë historike e shekullit të 17-të dhe një nga parqet më të mëdha publike në Romë, ku po zhvillohen ngjarjet e sotme.
Delegacioni shqiptar përbëhet nga 10 ministra, të cilët nënshkruan marrëveshje në sektorët e tyre me homologët e tyre italianë.
Kryeministri Rama, i cili është një mik i mirë me Melonin, u prit me të gjitha nderimet shtetërore.
Më parë, në një postim në Fejsbuk, kryeministri Rama vlerësoi se seanca e përbashkët e sotme përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Italisë.
Foto: printskrin Fejsbuku i Ramës