• четврток, 25 декември 2025

Qarkullimi zhvillohet pa pengesa, nuk ka ndalesa më të gjata në kufij

Qarkullimi zhvillohet pa pengesa, nuk ka ndalesa më të gjata në kufij

Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Qarkullimi në rrugët e vendit këtë mëngjes po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë, ndërsa intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Në vend nga 15 nëntori është në fuqi mbajtja e domosdoshme e pajisjes dimëtore në automjete. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан