• петок, 05 декември 2025

Qarkullimi rrugor zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa

Qarkullimi rrugor zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa

Shkup, 21 nëntor 2025 (MIA) - Qarkullimi në rrugët e vendit këtë mëngjes po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi LAMM.

Nga data 15 e këtij muaji filloi detyrimi ligjor për të pasur pajisje dimërore në automjete, pavarësisht  kushteve aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2026. Më shumë informacion mund të lexoni në këtë link.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Rruga Ohër-Resnjë që kalon nëpër Parkun Kombëtar të Galiçicës nga 17.04.2025 është hapur për trafik për automjete deri në 3.5 ton. mb

Foto: MIA

 

Остани поврзан