• четврток, 15 јануари 2026

Gjenden mbi 25 tonë mjete piroteknike, arrestohen dy persona prej të cilëve njëri nënpunës policor

Gjenden mbi 25 tonë mjete piroteknike, arrestohen dy persona prej të cilëve njëri nënpunës policor

 Shkup, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Në një automjet transportues me targa të Strugës dje është gjetur një sasi e madhe të mjeteve piroteknike pa asnjë dokumentacion.

 Shoferi me inicialet N.R. dhe pasagjeri I.R., i cili ishte nëpunës policor, deklaruan se piroteknikat i përkasnin një personi juridik nga Shkupi, dhe gjatë kontrollit në magazinën e atij personi juridik, u gjet një automjet tjetër  transportues me piroteknikë.

"Ndërsa, sot, me urdhër gjykate, u realizua bastisje në magazinat e personit juridik, me ç'rast janë gjetur dhe sekuestruar mbi 25 tonë mjete piroteknike. Njësiti për Tregti të Palejuar të Armëve, Substancave të Rrezikshme dhe Materialit Radioaktiv në koordinim me NJPB Kavadar do t'i ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe pas kompletimit të dokumentacionit, do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 396 paragrafi 7 të Kodit Penal", qëndron në informacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 Foto: MPB

 

Остани поврзан