Pronari i një servisi të locuar afër diskotekës "Puls" dëshmoi për rinovimin dhe zjarrin në diskotekë
- Në gjykimin e sotëm për zjarrin në diskotekën "Puls" dëshmoi Dejan Nikollov, pronar i një auto-servisi, i locuar menj[herë pranë diskotekës. Nikollov dëshmoi për rinovimin e "Puls"-it bga perspektiva e tij si fqinj i objektit, si dhe për natën tragjike kur objekti u kaplua nga zjarri.
Shkup, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Në gjykimin e sotëm për zjarrin në diskotekën "Puls" dëshmoi Dejan Nikollov, pronar i një auto-servisi, i locuar menj[herë pranë diskotekës. Nikollov dëshmoi për rinovimin e "Puls"-it bga perspektiva e tij si fqinj i objektit, si dhe për natën tragjike kur objekti u kaplua nga zjarri.
Ai sqaroi se servisipunon prej vitit 2009, ndërsa objekti i diskotekës ishte marrë me qira në verën e vitit 2012, kur ka filluar rinovimi i tij.
"Ata erdhën, e morën me qira objektin në vitin 2012, periudhë vere, atëherë filluan të prëgatiten, të punojnë brenda çka duhet", tha Nikollov, duke shtuar se paraprakisht atje ka pasur konfeksion dhe depo për çanta.
Mban mend se rinovimi zgjati shumë, me shumë mjeshtër - dhe se hapja e parë ishte në dhjetor të po të njejtit vit.
Nikollov dëshmoi se ishte mysafir në diskotekë dhe ka vërejtur se si duket brenda.
"Ende janë dritaret nga jashtë, por brenda ato janë të mbyllura dhe nuk shihen. Në anën perëndimore, ku ishte dritarja drejt shitores sime, ajo është murosur", deklaroi ai.
Përshkruajti se ka pasur një derë alumini dhe një derë kaubojësh, ndërsa pika e shitjes së biletave ndodhej në të djathtë të hyrjes kryesore dhe ka qenë e lidhur me pjesën kryesore të diskotekës.
Për natën e kobshme, Nikollov tregoi se ka shkuar me shokët e tij në diskotekë, ndërsa atje më parë ka qenë edhe djali i tij.
"Hyra në diskotekë diku para orës 2... Porosita dy uiski dhe dy gota ujë, menjëherë pagova dhe qëndrova me shokët e mi prapa", tha ai.
Pas çka, sipas dëshmisë së tij. djali i ka thënë se dëshiron ta njoftojë me të dashurën e tij, ndërsa shoku e ka thirrë jashtë për të pirë duhan dhe janë gjetur jashtë.
"Fëmija tashmë ishte jashtë me të dashurën dhe disa shokë të tij të cilët dolën për të marrë ajër, ndërkaq unë isha në anën tjetër nën pikën e shitjes së biletave, përballë tyre, këtu isha dhe ndozëm nga një cigare. Në atë kohë erdhi policia, ai shoku tha - unë do të hyj, ti qëndro me fëmijët e tu, që të mos kenë probleme sepse ishin të mitur. Atëherë unë qëndrova afër shoqërisë së djalit tim", tha ai.
Disa minuta më vonë, dëshmoi, një shok i djalit tim, dukshëm i shqetësuar më tregoi një video dhe më tha: Xhaxha Deni, diskoteka u dogj". "Djali im u nis të shohë se për çfarë bëhet fjalë, unë e kapa për dore dhe i thashë, prit djal, sepse pashë se po dilte tym dhe dëgjoheshin zëra të çuditshëm, atëherë kuptova se është diçka serioze. Atëherë vërejta se nuk ka rrymë dhe atëherë pati të britma, ishte e tmerrshme. Më pas dëshmoi se e ka marrë zorrën më të afërt dhe ka filluar të spërkasë drejt ventilatorit.
"Më pas i thyem dritaret nga toaleti i femrave nga jashtë prej ku dëgjoheshin zëra. Për grilat u kapën vajza, bërtitnin, unë provova t'i qetësoj dhe atëherë vendosa t'i spërkaq me ujë. Fëmijët më thonin "xhaxha spërkat më shumë ujë, më mjirë marrim frymë", dëshmoi ai.
Nikollov theksoi se zjarrfikësit arritën shpejtë dhe e ndihmuan të vazhdojë me shpëtimin.
"Zjarrfikësit erdhën shçejtë, tek unë ardhi një zjarrfikës që më njeh..> më tha se kanë krijuar korridor, po i nxjerrin nga atje, t'i vazhdo të spërkatësh", tha ai.
Pasi përfundoi me spërkatjen, siç tha, është tërhequr me djalin e tij dhe shokun e djalit të tij në servisin e tij aty afër për të marrë veten, pas çka kanë vendosur të shkojnë në shtëpi.
"Më pas pasi kaloi si një përjetësi më dukej mua, i futa fëmijët në punëtori, bëra një tretje me sodë bikarbonë dhe sheqer, sepse ishin mjaft të shqetësuar fëmijët, edhe unë njejtë, çdo ditë e shoh atë film. Kisha perceptimin se ka të lënduar, por nuk ka viktima. Diku nga ora 5:30 e hapa derën time, i lëshova fëmijët të kalojnë, tashmë përfundoi, ndërkohë e çkyça rrymën time që të mos ndodhjte diçka mos dhashtë Zoti. Atëherë djali më tha, sapo dolëm, djali më tha 'babi si duket ka viktima, ka trupa'. E kapa për dore dhe vazhduam përpara, pashë tre trupa afër rrethojës, nuk shikoja asgjë, vetëm doja t'i dërgoj fëmijët në shtëpi", dëshmoi Nikollov.
Dëshmitari Dejan Nikollov përshkruajti se mëngjesin pas zjarrit ishte thirrur nga policia për ta hapur servisin e tij, në mënyrë që shërbimet të mund të lahen, ndërsa atje, siç tha, hasi një skenë "të tmerrshme". Për natën e tragjedisë tha se diskoteka ka qenë përplot me mysafitë, me vizituehsmëri të madhe dhe se njerlzit vështirë kalonin nga njëri tjetri. Nikollov konfirmoi se ka biseduar me pronarin Dejan Jovanov për derën e pasme, përse e ka mbyllur, ndërsa ai, siç tha, i është përgjigjur se është për të mos hyrë njerëz pa bileta. Ai shtoi se parkingu ka qenë përplot, me automobila nëpër të gjitha rrugicat rreth diskotekës. Në pyetjen nëse ka parë shenjë për evakuim në diskotekë, dëshmitari tha se atë natë nuk ka vërejtur një të tillë, por më parë mendon se ka pasur shenjë menjëherë pas derës së kaubojëve, edhe pse, siç tha, nuk është i sigurt se ka bërë dritë.
_N9DMHJubt/placeholder.webp?use_watermark=1)
Dëshmitari Dejan Nikollov në pyetjet kryqëzuese nga mbrojtja dha disa sqarime rreth rinovimit dhe funksionimit të diskotekës "Puls". Në pyetjen nga mbrojtësja e të akuzuarit të parë, Dejan Jovanov, ai tha se nuk e mban mend nëse derën e hyrjes e ka ndërruar Jovanovi apo pronari Grozdan. Mbrojtja e Grozdan Millkovskit e pyeti nëse mund të konkludojë se Millkovski nuk ka marrë pjesë në rinovim, ndaj çka dëshmitari u përgjigj pozitivisht. Në pyetjen nga mbrojtësi i të akuzuarit të pestë, Nikollov deklaroi se nuk ka vërejtur person tjetër profesionist për të ndihmuar në rikonstruim. Në pyetjen e mbrojtësit të të akuzuarit të gjashtë Todor Jovanov, dëshmitari konfirmoi se shitësi i biletave nuk ka pasur kontakt tjetër me mysafirët përveç në pikën e shitjes. Një pjesë e mbrojtjes parashtroi pyetje të tjera lidhur me rinovimin e objektit, por dëshmitari mbeti në qëndrimin se njohuritë e tij janë të kufizuara në atë që ka parë si fqinj dhe si mysafir.
Në sallën gjyqësore në Idrizovë pranë Gjykatës themelore penale Shkup sot po vazhdon gjykimi për tragjedinë në të cilën jetën e humbën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan.
Të gjithë të akuzuarit në fillim të gjykimit deklaruan se nuk ndjehen fajtorë për tragjedinë.
Shumica e të akuzuarve, përmes avokatëve të tyre, e kontestuan bazën e aktakuzës. Mbrojtjet e tyre pohojnë se të akuzuarit nuk kanë ndërmarrë veprime që mund të kishin çuar drejt zjarrit, se kanë poseduar dokumentacion valid dhe se tragjedia është rezultat i lëshimeve instiotucionale, dhe jo faj individual. Mbrojtja paralajmëroi nxjerrje të dëshmive dhe dëshmitarëve që, sipas tyre, do ta konfirmojnë këtë tezë.
Paraprkaisht, në parqitjen hyrëse, i akuzuari Borçe Janev theksoi se gjykimi është një hap drejt konstatimit të përgjegjësisë personale dhe institucionale, duke cekur se shoqëria duhet të përballet me të vërtetën - kush lejoi, kush heshti dhe kush nuk parandaloi të ndodhë tragjedia në "Puls". Ai porositi se nuk është me rëndësi vetëm kush e ndozi zjarrin, por edhe kush ka pasur mundësi ta parandlaojë, duke cekur se tragjedia nuk është rezultat vetëm i piroteknikës, por i lëshimeve shumkëvjeçare sistematike, heshtje institucionale dhe mungesë e kontrollit që e shndërruan diskotekën në "stacion vdekjeprurës". janev theksoi se kërkohet drejtësi,, jo si hakmarrje, por si pasojë e pandëshkueshmërisë dhe detyrës së anashkaluar.
Më 16 mars 2025, gjatë paraqitjes së grupit "DNK" në diskotekën "Puls" në Koçan, shpërtheu zjarr në të cilin jetën e humbën 63 perosna, ndërsa mbi 200 u lënduan. Në objekt ka pasur numër të vizitorëve më shumë se që lejohej, mes të cilëve edhe të mitur, ndërsa mjetet piroteknike ishin aktivizuar pa leje. Objekti ka punuar në mënyrë të paligjshme më shumë se një dekadë, pa kushte minimale teknike, me rikonstruime pa leje dhe pa sistem të mbrojtjes zjarrfikëse. ab/
Foto: МIА arkivi/printskrin