• сабота, 06 декември 2025

Përfaqësuesja katalonase e futbollit luajti me Palestinën ndeshje miqësore, të ardhurat nga biletat donacion për Gazën

Përfaqësuesja katalonase e futbollit luajti me Palestinën ndeshje miqësore, të ardhurat nga biletat donacion për Gazën

Barcelona, 19 nëntir 2025 (MIA) - Përfaqësuesja katalonase në futboll e fitoi Palestinën me rezultatin 2:1 në një ndeshje miqësore të luajtur pasdite në Barcelonë para 30.000 shikuesve.

Po ashtu, në fund të javës së kaluar, Palestina luajti ndeshje edhe me krahinën spanjolle Baskia, me ç'rast ndeshja, si në Barcelonë, filloi me heshtje njëminutëshe për më shumë se 69.000 viktima palestineze, të vrarë nga armata izraelite.

Publiku, me flamuj katalonas dhe palestinez, duartrokiste dhe i ka përkrahur të dy ekipet, ndërsa ndeshjen e emetoi televizioni publik katalonas TV3.

Çmimi i biletave ishte prej pesë deri 15 euro, ndërsa të gjitha të ardhurat u dedikuan për Rripin e Gazës. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан