Për nesër paralajmërohet takim i Fon der Lajen me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë
- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen nesër në Bruksel do të takolhet me të dërfuain e posaçëm të SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kellog, informoi sot zëvendës-zëdhënësi kryesor i KE-së, Stefan de Kersmaker.

Bruksel, 17 shkurt 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen nesër në Bruksel do të takolhet me të dërfuain e posaçëm të SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kellog, informoi sot zëvendës-zëdhënësi kryesor i KE-së, Stefan de Kersmaker.
Takimi fillimisht është parashikuar për sot, por ai është ricaktuar për nesër, për shkak të, siç theksoi De Kersmaker, angazhmane tjera, duke shtuar se për sonte është parashikuar që Kellog të takohet me eurokomisarin e Mbrojtjes dhe Hapësirës, Andrius Kubilius.
I pyetur nëse eventualisht është kontraktuar takim i Fon der Lajen me presidentin amerikan Donald Tramp, De Kersmaker deklaroi se tash për tash nuk ka elementë të rinj rreth kësaj çështje.
"E dini se janë duke vijuar kontakte në nivel teknik edhe në nivelin politik nga dy palët të Atlantikur dhe ata vazhdojnë", shtoi De Kersmaker.
Fon der Lajen, Sot pasdite, do të marrë pjesë në një takim jozyrtar në Paris të disa liderëve evropianë kushtuar Ukrainës dhe sigurisë evropiane, të organizuar nga presidenti francez Emanuel Makron.
E pyetur se cila do të ishte tema e takimit në Paris, De Kersmaker u përgjigj se do të ishin bisedime të rëndësishme për sigurinë e Bashkimit Evropian dhe Ukrainës, duke vënë në dukje mesazhet që Fon der Lajen dërgoi në fjalimin e saj në Konferencën e 61-të të Sigurisë në Mynih.
"Ajo trajtoi rëndësinë e mbrojtjes, duke dhënë disa sugjerime për të siguruar forcimin e mbrojtjes sonë, ndaj do t'ju ftoja t'i hidhni një sy këtyre mesazheve të rëndësishme. Nuk jam në gjendje të parashikoj se çfarë do të diskutohet në Paris", tha De Kersmaker.
I pyetur se si do ta komentonte faktin që Fon der Lajen po zhvillon vetëm një takim me gjashtë liderë të vendeve anëtare të BE-së, dhe jo me 27, De Kersmaker theksoi se takimi po organizohet nga presidenti Makron.
"Ky takim ka të bëjë me çështje të rëndësishme për Ukrainën dhe sigurinë në Evropë. Ne definitivisht nuk kemi ndërmend të përjashtojmë të tjerët dhe kjo do të pasohet nga disa takime të tjera", tha De Kersmaker.
Sipas njoftimit nga Pallatit Elise, në takimin joformal në Paris, përveç Makron dhe Fon der Lajen, do të marrin pjesë edhe liderët e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Danimarkës, Italisë, Polonisë, Holandës dhe Spanjës, si dhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute. mb/