• четврток, 25 декември 2025

Putini për sulmin e Ukrainës ndaj cisternës ruse: Veprime të tilla mund të relutojnë në një konflikt të madh ndërkombëtar

Putini për sulmin e Ukrainës ndaj cisternës ruse: Veprime të tilla mund të relutojnë në një konflikt të madh ndërkombëtar

Moskë, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Putini reagoi ashpër ndaj sulmit të Ukrainës ndaj një cistere në Detin Mesdhe, duke paralajmëruar për pasoja të rënda. 

Putin tha se nëse sulmi nuk do të kërcënonte rezervat, Moska nuk do të mbetej kurrë pa një përgjigje ndaj lëvizjeve të tilla.

Kjo ishte hera e parë që dronët ukrainas sulmuan një cisternë ruse në Detin Mesdhe, më shumë se 1.600 kilometra nga Ukraina. Putin theksoi se një veprim i tillë vetëm sa do të "krijonte kërcënime shtesë".

Sipas tij, "veprime të tilla do të çojnë vetëm në një përshkallëzim të paparë të konfliktit" dhe mund të rezultojnë në një "konflikt të madh ndërkombëtar". Ai paralajmëroi se Rusia i përgjigjet rregullisht sulmeve ukrainase me "sulme shumë më të fuqishme". rq/

Foto: EPA

Остани поврзан